Rreth Institutit

Instituti Shqiptar për Çështjet Publike, AIPA, është një organizatë jofitimprurëse e krijuar në vitin 2011, e cila nuk ndjek qëllime politike, tregtare, biznesi dhe fetare.

AIPA ka për qëllim të jetë një qendër edukimi dhe kërkimi shkencor për çështje që kanë të bëjnë me demokratizimin, qeverisjen e mirë, dhe zhvillimin ekonomik dhe social në kuadër të proceseve të integrimit euro-atlantik të vendit.

Instituti synon të jetë mbështetës i reformave modernizuese dhe gjithashtu një forum i debateve të aktorëve të ndryshëm në funksion të nxitjes dhe zbatimit të këtyre reformave.

AIPA promovon vlerat dhe praktikat demokratike, angazhohet për ndërgjegjësimin dhe edukimin e qytetarëve aktivë, testimin e opinionit publik, monitorimin e strategjive dhe politikave të ndryshme, duke ofruar njohuri mbështetur mbi kërkimet më të fundit dhe ekspertizë të kualifikuar dhe të pavarur për çështje politike, sociale, ekonomike dhe ligjore që lidhen me zhvillimin e vendit.