Aktivitete A - Zh

Konferencë
Seksioni: Studime Ndërkombëtare dhe Perspektiva Evropiane
Tema: Qytetarët e rinj Evropianë
Në datat 22 - 24 maj 2016 u zhvillua takimi i radhës, pas atyre të zhvilluara në Granada, Spanjë, dhe Padova, Itali, në kuadër të projektit të BE-së “Qytetarët e rinj evropianë” si bashkëpunim i organizatave rinore universitare në shtete të ndryshme evropiane. Të rinjtë nga Gjermania, Anglia, Spanja, Italia, Lituania, Rumania, Greqia u mblodhën në Tiranë për të ndarë opinionet e tyre rreth euroskepticizmit duke ilustruar me intervista të të rinjve nga shtetet përkatëse që i prezantuan në konferencë. Në këtë konferencë bashkëbiseduan me të rinjte, zëvendësministra e Punëve të Jashtme, Dr.Odeta Barbullushi, Ambasadorja e Mretërisë së Holandës, znj.Dewi van de Weerd, Ambsadorja e Spanjës, znj, Sivia Josefina Martin Cort├ęs, zevendës ambasadori italian z. Marcello Cavalcaselle dhe znj. Lucia Cucciarelli, Prof. Klodiana Beshku and Prof. Marenglen Spiro.
Data: 22.05.2016
Për më tepër...
Leksione e Hapura
Seksioni: Studime Ndërkombëtare dhe Perspektiva Evropiane
Tema: “Hartëzimi i marrëdhënieve mes Izraelit dhe Shqipërisë”
Instituti Shqiptar për Çështjet Publike I ftuar nga Qendra e Ekselencës në Ministrinë e Punëve të Jashtme prezantoi gjetjet e studimit, tw hartuar nga punonjësit e këtij instituti, Dr.Dorian Jano, Dr. Ervis Martani, Lavdie Ruci dhe Valbona Sinanaj, me titull: “Hartëzimi i marrëdhënieve mes Izraelit dhe Shqipërisë”, në takimin e organizuar në kuadrin e 25 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri Izrael me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shoqërisë civile, studentë dhe punonjës të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në këtë takim ishte i pranishëm SH.T. Z. Boaz Rodkin, Ambasador i Izraelit në Shqipëri, që foli fillimisht për temën “Shqipëri - Izrael: 25 vjet miqësi”. Pjesëmarrësit pyetën dhe diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, mbi politikën e jashtme dhe forcimin e shkëmbimeve tregtare. Studimi i plotë në faqen e Institutit Shqiptar për Çështjet Publike.
Data: 10.05.2016
Konferencë
Seksioni: Integrimi Gjinor
Tema: Të diskutojmë për barazinë gjinore, kundër çdo lloj dhune me bazë gjinore
Më datë 25 nentor 2015, Instituti Shqiptar për Çështjet Publike, katedra Jean Monnet e drejtuar nga Dr. Dorian Jano, pranë Universitetit “Marin Barleti”, në bashkëpunim me Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë, organizuan një konferencë me studentët e këtij universiteti dhe nxënës të shkollës së mesme “Halim Xhelo” ku u rrahën opinionet rreth problemeve të arritjes së barazisë gjinore dhe si përcillen ato në mjediset shkollore. Në këtë aktivitet mori pjesë, Z. Jurgen van Meirvenne, Zëvendës ambasador I Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Shqipëri dhe rektori i Universitetit “Ismail Qemali”, Vlorë, Prof. Albert Qarri dhe kryetarja e Kwshilli bashkiak tw Vlorws, Znj. Vojsava Shkurtaj. Kjo përpjekje kërkon bashkëpunimin e të gjithë shoqërisë, gra dhe burra, djem e vajza për të ndërtuar një familje të qetë e të shëndoshë, një komunitet paqësor dhe miqësor. Legjislacioni shqiptar dhe Instrumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të ratifikuara nga Parlamenti i Shqipërisë janë një mjet i rëndësishëm për të punuar në këtë fushë dhe përballuar fenomenin. Le të ndihmojmë që ky debat të konkretizojë përpjekjet tona.
Data: 25.11.2015
Për më tepër...
Tryeza të rrumbullakëta
Seksioni: Studime Ndërkombëtare dhe Perspektiva Evropiane
Tema: Përfshirja e shoqërisë civile në negociatat për aderim në BE, praktikat më të mira nga përvojat e mëparshme
Instituti Shqiptar për Çështjet Publike organizoi një tryezë debati me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe studentëve të Universitetit “Marin Barleti” ku u prezantuan gjetjet e studimit mbi “Sfidat e përfshirjes së shoqërisë civile Shqiptare në negociatat për anëtarësim në BE dhe mënyrat për tejkalimin e tyre” duke u nisur nga përvojat konkrete dhe praktikat më të mira të vendeve të tjera në rajonin e Ballkanit.
Data: 30.10.2015
Për më tepër...
Tryeza të rrumbullakëta
Seksioni: Të drejtat e njeriut dhe Shteti i së Drejtës
Tema: Të drejtat e njeriut dhe minoritetet
Takimi i radhës I projektit “Mobile Academy” i zbatuar në 6 qytete të vendit nga Katedra Jean Monnet pranë ShLUJ “Universiteti Marin Barleti” dhe Instituti Shqiptar për Çështjet Publike, mbështetur nga Ambasada Holandeze në Shqipëri, u organizua më 16 tetor 2015 në një tryezë të rrumbullakët ku u diskutua për çështjet aktuale që lidhen me të drejtat e njeriut dhe minoritetet në Shqipëri në bashkëpunim me Universitetin “Eqrem Çabej”. Në të morën pjesë studentë e pedagogë të universitetit dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Një bashkëbisedim shumë i frytshëm u zhvillua ndërmjet studentëve dhe ambasadores së Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, znj. Dewi van de Weerd që mori pjesë në këtë veprimtari.
Data: 16.10.2015
Për më tepër...
I fundit »      Para »