Misioni dhe Vizioni

Instituti ka për qëllim të jetë një qendër edukimi dhe kërkimi shkencor për çështje që kanë të bëjnë me demokratizimin, qeverisjen e mirë, dhe zhvillimin ekonomik dhe social në kuadër të proceseve të integrimit euro-atlantik të vendit. Ai do të shërbejë si mbështetës i reformave modernizuese dhe gjithashtu si një forum i debateve të aktorëve të ndryshëm në funksion të nxitjes dhe zbatimit të këtyre reformave.

Për realizimin e misionit të tij, Instituti do të përmbushë këto objektiva kryesorë:

  • të nxisë dhe zhvillojë njohuritë në fusha të rëndësishme për modernizimin dhe zhvillimin e vendit;
  • të ofrojë mbështetje për reformat dhe modernizimin e administratës publike në nivel lokal dhe qëndror;
  • të rrisë cilësinë e politik-bërjes dhe hartimit e zbatimit të reformave që prekin demokracinë institucionale dhe zhvillimin ekonomik dhe social të Shqiperise;
  • të nxisë debatin lidhur me reformat dhe politikat e ndryshme që ndërmerren në kuader të procesit të integrimit evropian;
  • të mundesojë trajnimin e punonjësve të sektorit publik dhe privat, formimin dhe forcimin e aftësive të tyre manaxheriale, nëpërmjet kurseve dhe moduleve të ofruara në fushat e veprimtarisë së Institutit;
  • të inkurajojë krijimin e një gjenerate të re kërkuesish në fushat e veprimtarisë së tij;
  • të realizojë kërkime cilësore në fushat e veprimtarisë që mbulohen prej tij, jo vetëm në bashkëpunim me departamentet dhe qendrat e universitetit, por edhe me institucione të tjera kërkimore shkencore, brenda dhe jashtë vendit;
  • të inkurajojë partneritetin dhe integrimin e të rinjve në komunitet, për gjetjen e alternativave që do të mundësojnë kohezionin social dhe zhvillimin e qendrueshëm;
  • të kontribuojë cilësisht në zhvillimin dhe përditesimin e kurrikulave të departamenteve të Universitetit 'Marin Barleti';
  • të nxisë krijimin e një aleance të suksesshme midis aktorëve kryesorë në vend, për të mundësuar një dialog të vazhdueshëm midis tyre për reformat ekonomike dhe zhvillimin e integruar ekonomik;
  • të sjellë më afër komunitetin e biznesit me botën akademike, nëpërmjet asistencës dhe shërbimeve të drejtpërdrejta për komunitetin e biznesit, veçanërisht ato që lidhen me zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, teknologjinë e informacionit, kërkimin, zhvillimin dhe inovacionin, ekonominë e bazuar në dijen;
  • të bashkëpunojë me institucione të tjera kërkimore-shkencore në rajon e më gjerë, si dhe me agjencitë e zhvillimit, për organizimin e veprimtarive të përbashkëta;
  • të bëhet pjesëmarres aktiv në rrjetet ndërkombetare të instituteve homologe të kërkimit dhe zhvillimit.