Rizbulimi i Solidaritetit Evropian dhe Rritja e Tolerancës



Instituti Shqiptar për Çështje Publike dhe Partnerët e tij Evropianë ju ftojnë në aktivitetin hyrës të projektit Evropian "Rizbulimi i Solidaritetit Evropian dhe Rritja e Tolerancës". Aktiviteti do të zhvillohet në Universitetin Marin Barleti (Kampusi I pranë digës së Liqenit), ditën e enjte 17 nëntor 2016, nga ora 10.30 deri në 14.30. E ftuar nderi do të jetë SH.S.Znj. Eleni Sourani, ambasadore e Greqisë në Shqipëri. Ju mirëpresim