Leksione e Hapura

Seksioni: Studime Ndërkombëtare dhe Perspektiva Evropiane
Tema: “Hartëzimi i marrëdhënieve mes Izraelit dhe Shqipërisë”
Instituti Shqiptar për Çështjet Publike I ftuar nga Qendra e Ekselencës në Ministrinë e Punëve të Jashtme prezantoi gjetjet e studimit, tw hartuar nga punonjësit e këtij instituti, Dr.Dorian Jano, Dr. Ervis Martani, Lavdie Ruci dhe Valbona Sinanaj, me titull: “Hartëzimi i marrëdhënieve mes Izraelit dhe Shqipërisë”, në takimin e organizuar në kuadrin e 25 vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri Izrael me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shoqërisë civile, studentë dhe punonjës të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Në këtë takim ishte i pranishëm SH.T. Z. Boaz Rodkin, Ambasador i Izraelit në Shqipëri, që foli fillimisht për temën “Shqipëri - Izrael: 25 vjet miqësi”. Pjesëmarrësit pyetën dhe diskutuan mbi marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, mbi politikën e jashtme dhe forcimin e shkëmbimeve tregtare. Studimi i plotë në faqen e Institutit Shqiptar për Çështjet Publike.
Data: 10.05.2016
Seksioni: Studime Ndërkombëtare dhe Perspektiva Evropiane
Tema: Integrimi në BE si një forcë shtytëse për realizimin e reformave të brendshme
Katedra Jean Monnet pranë Shluj "Universiteti Marin Barleti" në bashkëpunim me Institutin Shqiptar për Çështjet Publike dhe Fondacioni Fridrich Ebert Stiftung organizuan leksionin e hapur me temë Integrimi në BE si një forcë shtytëse për realizimin e reformave të brendshme. I ftuar nderi ishte z. Josip Juratovic (SPD), Zëvendës Kryetar i Grupit Parlamentar për Miqësinë dhe Marrëdhëniet me Shtetet e Evropës Jug - Lindore në Bundenstagun Gjerman.
Data: 04.06.2015
Për më tepër...
Seksioni: Studime Ndërkombëtare dhe Perspektiva Evropiane
Tema: Sfidat e Integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian
Në Universitetin Marin Barleti u zhvillua inaugurimi i Katedrës Zhan Mone. Të ftuar nderi ishin z. Jean-Eric Paquet, Drejtor në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Evropian; znj. Romana Vlahutin, ambasadore e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, dhe z. Vassilis Maragos shef i Sektorit për Shqipërinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit të Komisionit Evropian, të cilët u pritën nga rektori i universitetit Marin Barleti, prof. Dr. Marenglen Spiro, dhe nga drejtori i Katedrës Zhan Mone, dr. Dorian Jano.
Data: 10.12.2014
Për më tepër...
Seksioni: Demokracia dhe Qeverisja e mirë
Tema: Drejtësia sociale në Shqipëri, sfidë apo realitet?
Ky aktivitet u mundësua nga bashkëpunimi mes Institutit Për Çështje Publike( AIPA) dhe Programit LEAD Albania. Në fokus ishin politikat dhe legjislacioni shqiptar kushtuar drejtësisë sociale si dhe sfidave që hasen për garantimin e saj. Këshilltarë të institucioneve më të larta të vendit si ai i Presidentit të Republikës, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë prezantuan situatën de jure dhe de facto të realitetit shqiptar.
Data: 28.02.2014
Për më tepër...
Seksioni: Demokracia dhe Qeverisja e mirë
Tema: Bipolarizmi Politik dhe Poli I Trete ne Shqiperi
Folës: Bamir Topi, President Shqipërisë (2007-2012)
Data: 03.11.2013
I fundit »      Para »