Projekte - Demokracia dhe Mirëqeverisja

Tema: Mbështetje për monitorimin qytetar të strategjisë të zhvillimit të Bashkisë së Vlorës
Projekti “Mbështetje për monitorimin qytetar të strategjisë të zhvillimit të Bashkisë së Vlorës” është një iniciativë e Institutit Shqiptar për Çështje Publike, me qëllim monitorimin e zbatimit të strategjive ekzistuese dhe planeve për zhvillim ekonomik lokal të qytetit nëpërmjet pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë dhe aktive të qytetarëve. ISHÇP përpiqet të integrojë më mirë qytetarët e Vlorës dhe grupe të tjera të interesuara, duke krijuar një forum të përhershëm monitorues me pjesëmarrjen aktive të përfaqësuesve të grupeve të interesit dhe qytetarëve dhe me pjesëmarrjen e organizatave të donatorëve kryesorë. Qëllimi i këtij projekti është krijimi i mekanizmave solidë për një angazhim më të mirë dhe të vazhdueshëm të qytetarëve në zhvillimin strategjik të qytetit të tyre, në mënyrë që të rrisë përgjegjësinë e autoriteteve lokale ndaj qytetarëve.
Data: 01.07.2013
Për më tepër...
Tema: Projekti “Vota Rinore’
Projekti “Vota Rinore’ është hartuar për të nxitur dhe inkurajuar pjesëmarrjen e të rinjve në votime dhe për të edukuar të rinjtë mbi liritë e tyre civile. Fushata ndërgjegjësuese ishte jo-partiake dhe e drejtuar nga studentët e universitetit të trajnuar për atë që liritë civile janë dhe se si të rinjtë mund t’i ushtrojnë ato. Skuadra e projektit “Vota Rinore’ ndërmori një turne me autobus me logon e projektit duke mbuluar të gjitha qytetet kryesore shqiptare. Projekti realizoi takime ballë për ballë me të rinjtë në pothuajse të gjitha shkollat e mesme publike dhe private në Berat, Durrës, Fier, Korçë, Kukës, Lezhë, Lushnjë, Pogradec, Rrëshen, Shkodër, Tiranë, Vlorë, (20.000 të rinjve) duke nxitur të drejtën e votimit dhe edukimin e të rinjve për rëndësinë e votës së tyre. Fushata përdori edhe broshura të shtypura dhe fletëpalosje, teknologjinë e medias dhe informacionit për të kapur një numër sa më të madh të të rinjve në të gjithë vendin.
Data: 06.06.2013