Projekte - Barazia Gjinore

Tema: Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore
Call for applications: Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore
Data: 25.11.2014
Për më tepër...
Tema: Efektet e gjakmarrjes mbi gratë e vajzat në Shqipëri
Studimi fokusohet mbi gratë në gjendjen e gjakmarrjes me qëllim që të analizojë pozicionin e tyre jo vetëm si viktima potenciale por edhe si agjentë të ndryshimit. Realiteti i tyre brenda kufijve të izolimit, ku jeta kalon në vijën e zjarrit, në varfëri dhe në dhunë është një realitet më I hidhur se sa raportohet nga media, letërsia apo qeveria. Kjo duhet ndryshuar! Ne shpresojmë se ky raport do t’i shërbejë qëllimit për të cilin është kryer: për të dhënë një zë për gratë brenda kufijve të izolimit. Së bashku me këto gra e vajza, të gjithë ne - aktorët shtetërorë, institucionet fetare , organizatat e shoqërisë civile , media dhe institucionet akademike - mund të rrëzojnë këto mure të izolimit kriminal. Studimi mbi “Efektet e gjakmarrjes mbi gratë e vajzat në Shqipëri: si mund të kontribuojnë gratë për ta adresuar atë?’ u krye gja periudhës shkurt - prill 2013.
Data: 01.02.2013
Për më tepër...