Projekte - Të drejtat e njeriut

Tema: Akademia Rinore për të drejtat e njeriut
Akademia Rinore e të drejtave të njeriut është një iniciativë e përbashkët e Institutit Shqiptar për Çështjet Publike dhe Shkollave të mesme në Shqipëri për edukim e trajnimin të vazhdueshëm dhe aktivizmën për të drejtat e njeriut. Akademia, nëpërmjet një cikël trajnimesh, seminaresh, debatesh dhe fushatash sensibilizimi, synon të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve dhe aktivizmin e tyre në fushën e të drejtave të njeriut. Akademia rinore e të drejtave të njeriut është mbështetur nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. Pikëpamjet e shprehura nga autorët e këtij punimi nuk pasqyrojne domosdoshmërisht qëndrimin dhe pikëpamjet e institucioneve.
Data: 30.04.2016
Për më tepër...
Tema: “Platforma Multimediale Rinore”
Projekti “Platforma Multimediale Rinore” synon të adresojë interesat e të rinjve, duke zhvilluar një kanal shumë të rëndësishëm për të dyja palët, si për të rinjtë, ashtu edhe për aktorët kryesorë në vend, dhe duke promovuar zërin e të rinjve dhe duke inkurajuar pjesëmarrjen e tyre në platformën multimediale (me media audio, elektronike, dhe të shkruar) e cila do të përfshijë iniciativa tashmë ekzistuese dhe të reja.
Data: 01.05.2013