Projkte A - Zh

Edukimi, Kultura dhe Rinia
Tema: Shkolla Qendër Komunitare
“Shkolla Qendër Komunitare” është ndër iniciativat e Institutit Shqiptar për Çështjet Publike me synim krijimin dhe fuqizimin e modelit të shkollës qendër komunitare për zhvillimin cilësor dhe të qëndrueshëm të komunitetit duke mundësuar ndërthurjen e edukimit formal me atë jo-formal të vazhdueshëm, duke nxitur risinë dhe kreativitetin tek të rinjtë, duke krijuar ndërveprimin aktiv të të rinjve me dhe për komunitetin. Kjo nismë bazohet në disa komponentë thelbësore për ecurinë e shkollës qendër komunitare si “mësimdhënie alternative dhe të nxënit aktiv”, “gjithë përfshirje në qeverisjen e shkollës dhe komunitetit, “vullnetarizmin dhe solidaritetin”, “veprimtari krijuese artistike dhe sportive”, “përdorimi i teknologjive të reja të informacionit”, “krijimin dhe përhapjen e përvojave dhe praktikave më të mira”.
Data: 01.09.2017
Për më tepër...
Studime ndërkombëtare dhe europiane
Tema: Jean Monnet Chair
Katedra Zhan Mone është një çmim prestigjioz ndërkombëtar i cili synon të promovojë ekselencën në mësimdhënie dhe në kërkimin shkencor në fushën e studimeve Evropiane. Katedra Zhan Mone për zgjerimin e BE-së dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor (BP) synon të ri-vitalizojë dhe nxisë kërkimin shkencor dhe debatin politik rreth procesit të zgjerimit të BE-së. Katedra ndërthur aspektet politike, juridike dhe ekonomike të zgjerimit të BE-së duke përfshirë një numër sa më të madh aktorësh nga bota akademike, politike dhe shoqëria civile.
Data: 30.08.2017
Për më tepër...
Studime ndërkombëtare dhe europiane
Tema: UNESCO Chair
Programi i Katedrës UNITWIN synon të avancojë përpara kërkimin, trajnimin dhe zhvillimin e programeve në të gjitha fushat e kompetencave të UNESCO-s. Katedra UNESCO për multikulturalizmin, dialogun ndërkulturor dhe të drejtat e njeriut në Ballkan, synon të promovojë një sistem të integruar të hulumtimit, trajnimit, informimit dhe dokumentimit mbi multikulturalizmin, dialogun ndërkulturor dhe të drejtat e njeriut. Katedra lehtëson bashkëpunimin ndërmjet personelit mësimdhënës dhe hulumtuesve të nivelit të lartë të njohur ndërkombëtarisht.
Data: 01.05.2016
Për më tepër...
Të drejtat e njeriut
Tema: Akademia Rinore për të drejtat e njeriut
Akademia Rinore e të drejtave të njeriut është një iniciativë e përbashkët e Institutit Shqiptar për Çështjet Publike dhe Shkollave të mesme në Shqipëri për edukim e trajnimin të vazhdueshëm dhe aktivizmën për të drejtat e njeriut. Akademia, nëpërmjet një cikël trajnimesh, seminaresh, debatesh dhe fushatash sensibilizimi, synon të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve dhe aktivizmin e tyre në fushën e të drejtave të njeriut. Akademia rinore e të drejtave të njeriut është mbështetur nga Zyra për Marrëdhënie me Publikun e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. Pikëpamjet e shprehura nga autorët e këtij punimi nuk pasqyrojne domosdoshmërisht qëndrimin dhe pikëpamjet e institucioneve.
Data: 30.04.2016
Për më tepër...
Studime ndërkombëtare dhe europiane
Tema: Mobile Academy
Katedra Zhan Mone (Jean Monnet Chair) pranë Universitetit Marin Barleti dhe Institutit Shqiptar për Çështjet Publike, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Tiranë po zbatojnë nismën Akademia Publike e Lëvizshme, konceptuar si një seri leksionesh dhe seminaresh për çështje të ndryshme lidhur me zhvillimet në vend, duke u fokusuar tek integrimin Evropian dhe të drejtat e njeriut. Ndryshe nga iniciativat e mëparshme, Akademia Publike e Lëvizshme ndryshon vendin dhe tematikën sipas nevojave konkrete të qyteteve përkatëse. Synimi i kësaj iniciative është të shkojë në qytetet kryesore të vendit për të ndërtuar një dialog dhe për të shkëmbyer përvojat me aktorët lokalë duke i ndërgjegjësuar për sfidat dhe kapacitetet e tyre në ndikimin pozitiv në komunitet.
Data: 31.12.2015
I fundit »      Para »