Tryeza të rrumbullakëta

Seksioni: Studime Ndërkombëtare dhe Perspektiva Evropiane
Tema: Përfshirja e shoqërisë civile në negociatat për aderim në BE, praktikat më të mira nga përvojat e mëparshme
Instituti Shqiptar për Çështjet Publike organizoi një tryezë debati me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe studentëve të Universitetit “Marin Barleti” ku u prezantuan gjetjet e studimit mbi “Sfidat e përfshirjes së shoqërisë civile Shqiptare në negociatat për anëtarësim në BE dhe mënyrat për tejkalimin e tyre” duke u nisur nga përvojat konkrete dhe praktikat më të mira të vendeve të tjera në rajonin e Ballkanit.
Data: 30.10.2015
Për më tepër...
Seksioni: Të drejtat e njeriut dhe Shteti i së Drejtës
Tema: Të drejtat e njeriut dhe minoritetet
Takimi i radhës I projektit “Mobile Academy” i zbatuar në 6 qytete të vendit nga Katedra Jean Monnet pranë ShLUJ “Universiteti Marin Barleti” dhe Instituti Shqiptar për Çështjet Publike, mbështetur nga Ambasada Holandeze në Shqipëri, u organizua më 16 tetor 2015 në një tryezë të rrumbullakët ku u diskutua për çështjet aktuale që lidhen me të drejtat e njeriut dhe minoritetet në Shqipëri në bashkëpunim me Universitetin “Eqrem Çabej”. Në të morën pjesë studentë e pedagogë të universitetit dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Një bashkëbisedim shumë i frytshëm u zhvillua ndërmjet studentëve dhe ambasadores së Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, znj. Dewi van de Weerd që mori pjesë në këtë veprimtari.
Data: 16.10.2015
Për më tepër...
Seksioni: Të drejtat e njeriut dhe Shteti i së Drejtës
Tema: “Të drejtat LGBT, Si të përballemi me çështjet e ndjeshme”
Katedra Jean Monnet pranë ShLUJ “Universiteti Marin Barleti” në bashkëpunim me Institutin Shqiptar për Çështjet Publike, mbështetur nga Ambasada Holandeze në Shqipëri, organizoi me datë 18 maj një debat mbi këtë temë me pjesëmarrjen e akademikëve të UMB, studentëve, ekspertëve dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Në tryezë morën pjesë edhe Avokati i Popullit, Z. Igli Totozani, Ambasadorja e Mbretërisë se Holandës, Znj. Dewi van de Weerd, Znj. Irma Baraku, Komisionere për mbrojtjen nga diskriminimi, znj. Vjollca Mecaj, Drejtore e Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe Amarildo Fecanji nga Ambasada Pink.
Data: 18.05.2015
Për më tepër...
Seksioni: Studime Ndërkombëtare dhe Perspektiva Evropiane
Tema: Procesi i Integrimit dhe Ndikimi i tij në Ekonominë dhe Tregtinë e Vendit
Këto njëzet vite tranzicioni e kanë ekspozuar Shqipërinë ndaj vështirësish të mëdha në përshtatjen me realitetin e ekonomisë së tregut të lirë. Në këto rrethana, vendi ka përjetuar kriza të përsëritura papunësie dhe aktivitet të ulët të fuqisë punëtore. Intensifikimi i procesit të integrimit evropian shton presionin dhe përgjegjësinë e Shqipërisë për të siguruar një treg pune më eficient dhe kushte më të mira për kompanitë vendase. Pritshmëritë në këtë drejtim kanë të bëjnë më së shumti me zbatimin e politikave më efektive të punësimit, të afta për të adresuar problemet e theksuara nga Komisioni Evropian dhe aktorë të tjerë.
Data: 07.03.2014
Për më tepër...
Seksioni: Integrimi Gjinor, Demokracia dhe Qeverisja e mirë
Tema: Kontributi i Shoqërisë Civile, Aktorët për Fuqizimin e Grave në kushtet e Gjakmarrjes
Folës: Igli Totozani,Avokat I Popullit; Sandër Simoni, Kryetar I Gjykatës së Krimeve të rënda; Rasim Gjoka, Drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Shqiptar për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve; Estela Bulku, Kordinatore Kombëtare Programi e UN Women - Shqipëri
Data: 29.04.2013
I fundit »      Para »