Seminare

Seksioni: Demokracia dhe Qeverisja e mirë
Tema: Dita Ndërkombëtare e Paqes: Toleranca Fetare
Katedra Jean Monnet në Universitetin Marin Barleti dhe Instituti Shqiptar për Çështjet Publike në Bashkëpunim me Ambasadën e Holandës në Tiranë organizon në Ditën Ndërkombëtare të Paqes (21 Shtator) një takim në Shkodër me të rinj për të biseduar rreth bashkëjetesës fetare. Shqipëria ka një reputacion të zhvilluar për tolerancën fetare, ku ne gjejmë komunitete të ndryshme të të krishterëve dhe myslimanëve që bashkëjetojnë në harmoni. Në Shkodër, sipas regjistrimit të fundit (2011) është qarku që ka dy fe në mënyrë të barabartë të mëdha, katolikë (47%) dhe myslimanë (45%), duke dhënë rastin më të mirë për të kuptuar se si toleranca fetare paqësore është e mundur.
Data: 21.09.2015
Për më tepër...
Seksioni: Komunikimi, edukimi, kultura dhe rinia
Instituti Shqiptar për Çështjet Publike (AIPA) në bashkëpunim me Zyrën e Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë organizoi në datat 17-18 tetor seminarin dy-ditor mbi “Aftësitë e Komunikimit dhe Angazhimit me Audiencën”. Seminari u drejtua nga Christina Standerfer, Profesore e Asociuar në Komunikim pranë “Shkollës Klinton për Shërbime Publike”, Universiteti i Arkansas-it. Në seminar morën pjesë përfaqësues të organizatave jo-fitim prurëse të cilat zhvillojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri. Qëllimi i këtij seminari ishte zhvillimi i aftësive prezantuese dhe të komunikimit. Për më tepër