Studime

Mbështetje për monitorimin qytetar të strategjisë të zhvillimit të Bashkisë së Vlorës
Projekti “Mbështetje për monitorimin qytetar të strategjisë të zhvillimit të Bashkisë së Vlorës” është një iniciativë e Institutit Shqiptar për Çështje Publike, me qëllim monitorimin e zbatimit të strategjive ekzistuese dhe planeve për zhvillim ekonomik lokal të qytetit nëpërmjet pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë dhe aktive të qytetarëve. ISHÇP përpiqet të integrojë më mirë qytetarët e Vlorës dhe grupe të tjera të interesuara, duke krijuar një forum të përhershëm monitorues me pjesëmarrjen aktive të përfaqësuesve të grupeve të interesit dhe qytetarëve dhe me pjesëmarrjen e organizatave të donatorëve kryesorë. Qëllimi i këtij projekti është krijimi i mekanizmave solidë për një angazhim më të mirë dhe të vazhdueshëm të qytetarëve në zhvillimin strategjik të qytetit të tyre, në mënyrë që të rrisë përgjegjësinë e autoriteteve lokale ndaj qytetarëve.
Për më tepër...
Efektet e gjakmarrjes mbi gratë e vajzat në Shqipëri
Studimi fokusohet mbi gratë në gjendjen e gjakmarrjes me qëllim që të analizojë pozicionin e tyre jo vetëm si viktima potenciale por edhe si agjentë të ndryshimit. Realiteti i tyre brenda kufijve të izolimit, ku jeta kalon në vijën e zjarrit, në varfëri dhe në dhunë është një realitet më I hidhur se sa raportohet nga media, letërsia apo qeveria. Kjo duhet ndryshuar! Ne shpresojmë se ky raport do t’i shërbejë qëllimit për të cilin është kryer: për të dhënë një zë për gratë brenda kufijve të izolimit. Së bashku me këto gra e vajza, të gjithë ne - aktorët shtetërorë, institucionet fetare , organizatat e shoqërisë civile , media dhe institucionet akademike - mund të rrëzojnë këto mure të izolimit kriminal. Studimi mbi “Efektet e gjakmarrjes mbi gratë e vajzat në Shqipëri: si mund të kontribuojnë gratë për ta adresuar atë?’ u krye gja periudhës shkurt - prill 2013.
Për më tepër...